LUMI I VERMOSHIT


LUMI I VERMOSHIT
✤ Lumë në pjesën më VP të Alpeve Shqiptare, që rrjedh nga P në L përrnes luginës së Vermoshit. Ka sipërfaqe të pellgut 142 km2 (89 km2 brenda kufirit shtetëror të RPSSH). Lugina e L. të V. ka formë tipike të një lugu me prejardhje akullnajore, me krahë të pjerrët e me një fund të sheshtë e të gjerë 150-200 m, zallishtor që e ruan deri në derdhjen e përroit të Lepushës. Pellgu ujëmbledhës në pjesën më të madhe është i ndërtuar nga flishi dhe më pak nga gëlqerorë dhe ka një bukuri të rrallë natyrore. Në të ndodhet fshati piktoresk i Vermoshit (shih). Pak pas derdhjes së përroit të Lepushës, L. i V. me prurje mesatare 4.8 m3/sek del nga territori i RPSSH, duke formuar një kanion.

(R. S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lumi I Vermoshit


[cite]