Françeskanët

Françeskanët

Françeskanët janë marrë me shkencën e teologjisë dhe misionarizëm. Urdhri i françeskanëve u krijua më 1209 nga Francisk D’Assisi, në Umbria të Italisë. Ky lindi në vitin 1192 dhe ishte djali i një tregtari të pasur. Në moshën e rinisë i pëlqenin mjaft poezia dhe dëfrimet. Pas një sëmundjeje ai ndryshoi rrënjësisht mënyrën e jetesës. Urdhri u ngarkua me detyrën që të predikonte kudo, madje dhe në provincat ose qytetet që qenë dënuar me interdikt, dhe të pranonin rrëfimin e njerëzve mëkatarë. Më vonë atyre iu besua shpërndarja e indulgjencave.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Zef Mirdita, Krishtënizimi ndër shqiptarë, Drita, Zagreb 1998, faqe 260-267.

Besimi — Ortodoks

[cite]