Foti i Madh

(greqisht: Φώτιος ο Μέγας) Foti i Madh ka lindur rreth vitit 820 në Kostandinopojë. E ëma quhej Irini, ndërsa i ati, Sergi, ishte vëllai i Parikut të Kostandinopojës, Tarasit (+806). Në sajë të aftësive Foti u bë filozof, poet, orator, mjek, matematicien etj. Pas shkarkimit antikanonik të Patrikut të Kostandinopojës Ignatit, Foti për pesë ditë kaloi gjithë shkallët e hierarkisë kishtare dhe në Krishtlindjet e vitit 858 u dorëzua Patrik i Kostandinopojës. Foti u dënua dhe u internua nga perandori Vasil I. Pas vdekjes së Ignatit Foti rizgjidhet Patrik i Kostandinopojës. Pas disa vitesh internohet përsëri nga pallati mbretëror në një manastir ku fjeti përgjithmonë. Foti ndikoi në kristianizimin e sllavëve dhe të bullgarëve. Foti ka lënë shumë shkrime teologjike. Veprat më të njohura të tij janë: Sinagogë fjalësh dhe Miriobibël. Komentarë: 1- Rreth shkrimeve të Shën Athanasit, 2-Komente rreth letrave të Palit, 3- Komenti i ungjillit sipas Mateut etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]