Ikonografia

(greqisht: εικονογραφία) Ikonografia është arti i pikturimit të afreskeve dhe të ikonave të lëvizshme. Origjina e artit të ikonografisë është ndikuar nga portretet funerale, të cilat janë zbuluar në Fajum të Egjiptit. Këto portrete i përkasin epokës romake (shek.I-III p.K.) dhe janë piktura mbi dërrasë, të cilat i vendosnin në arkivolet e të vdekurve. Tradita e vjetër na thotë, se gjatë kohës që Jesu Krishti ngjitej drejt Golgotës, shprestarja Veronika i jep një shami për të fshirë djersët. Në këtë “Shami të Shenjtë” ngeli imazhi i Jesuit dhe kjo u cilësua si ikona e parë kristiane. Gjithashtu sipas traditës Ungjillori Lluka ka bërë ikonën e Virgjëreshës Mari.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Ark.Rest. At. Theologos, Ikona. Njohuri dhe shpjegim teologjik, (Dispensë), faqe 1.

Besimi — Ortodoks

[cite]