Ikonoklazëm
(greqisht: εικονοκλασία) Në shekullin VII mungesa e kulturës të masave popullore, çoi deri në adhurimin e ikonave dhe lipsaneve të shenjtorëve, duke hapur kështu shtegun e rilindjes të idhujtarisë. Adhurimi i ikonave dhe i lipsaneve të shenjtorëve, u shfrytëzua nga judejtë dhe myslimanët për të akuzuar të krishterët se u faleshin idhujve. Kjo ishte arsyeja, që disa perandorë të fillojnë një luftë të egër kundër ikonave dhe lipsaneve e cila zgjati 100 vjet pa ndërprerje. Kjo luftë që u zhvillua sidomos në Lindje morri emrin ikonoklazëm (thyerja e ikonave). Perandori i parë ikonoklast ishte Leoni I Zauri (717-741). Në vitin 726, ai nxori një edikt, me të cilin shpalli si idhujtari kultin e ikonave, duke ndaluar me dënime të rënda faljen ndaj ikonave.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)