Llukan Stavro

Llukan Stavro

Llukan Stavro (1946- ) ka lindur në Peshtan të Tepelenës më 22 tetor 1946. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes. Më 1966 u diplomua për Gjuhë-Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si mësues në zonën e Tepelenës, ku është dalluar për korrektësi në mësimdhënie. Për këtë është nderuar nga instancat më të larta të shtetit shqiptar. Më 1985 është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medaljen “Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore”. Ndërsa në vitin 1987 u dekorua me urdhërin e lartë “Naim Frashëri”. Llukan Stavro ka shkruar këta libra: Ngjallja jonë (2002), Peshtani, parajsë e bukur (2003), Plagët e Krishtit puth çdo ditë (2006), Vlera e jetës (2008), Shqiponja e Golikut (2009), Atdhetar që nga buronja, shqip i doje ato shkronja (2009). Gjithashtu ka shkruar artikuj të shumtë në shtypin lokal dhe atë kishtar. Krijimtaria e Stavros është e larmishme. Ai ka krijuar rreth 440 poezi të krishtera, të cilat përbëjnë 7710 vargje. Një punë voluminoze, përsa i përket lëvrimit të poezisë së krishtere. Me krijimtarinë e tij me tematikë kristiane, Llukan Stavro ka bërë për ortodoksit atë që ka bërë Gjergj Fishta për katolikët. Me të drejtë Fishta është quajtur si një “Homer” i dytë dhe vepra e tij “Lahuta e Malcis” është vlerësuar nga kritikët si “Iliada e shqiptarëve”.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]