Nikolla Hyka
shqiptar ortodoks Nikolla Hyka Episkopi ndihmës, Nikolla më 19 nëntor 2006 mori titullin Episkop i Apolonisë. Dorëzimi i tij u bë në Katedralen “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, nga Kryepiskopi Anastas, Hirësi Ignati, Hirësi Joani dhe Hirësi Dhimitri. Hirësi Nikolla është nga brezi i parë i klerikëve shqiptarë që u arsimua në Akademinë Teologjike dhe më pas në Universitetin Kapodistria të Athinës. Që kur ishte në vitin e tretë të studimeve, Nikolla përqafoi jetën monakale. Tani është zëvendës dekan i Akademisë teologjike Ngjallja e Krishtit në Shën Vlash të Durrësit.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Plotësohet Sinodi i Shenjtë, Ngjallja, dhjetor 2006, faqe 8.