MASHANI
✤ Fshat në rrethin e Gramshit, në bregun e djathtë të Devollit. Qendër e fshatit ti bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Brashtani, Gramshi, Vina; popullsia gjithsej 1200 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë. Këshilli NÇ u ngrit në mars 1944 dhe gjatë Luftës ANÇ këtu janë zhvilluar disa beteja. U çlirua në korrik 1944. M. është qendër e koop. së bash’kuar. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, të duhanit, mbillen patatja, fasulja dhe pemët frutore. M. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, shtëpi kulture^ njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mashani
[cite]