MASHKULLORA


MASHKULLORA
✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (V), në skajin V të Malit të Gjerë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Çepuna, Fushëbardha (shih), Kardhiqi (shih), Palokastra, • Plesati, Prongjia, Zhulati, popullsia gjithsej 4300. Përmendet në burimet e shkruara që nga shek. XV. Më 18.3.1908 te rrapet, është bërë Lufta e Mashkullorës (shih) nga çeta 6 Çerçiz Topullit. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Banorët morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Kolektivizimi u bë më 1952. Koop. e bashkuar «35 dëshmorët e Cepos» ka drejtim kryesor bimët e arave (është i njohur misri i llojit M.), rritjen e bagëtive të imëta. M. ka shkollë 8-vje™ çare, shtëpi kulture, grupin folklorik, muzeun, qendrën shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Në mars 1978 pranë rrapit shekullor shoku Enver Hoxha bëri një takim me popullin e krahinës.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mashkullora


[cite]