MATRAXHIU EMIN


MATRAXHIU EMIN
✤ (1890-1922). Patriot e gazetar përparimtar. Lindi në Elbasan ku kreu Shkollën normale. Bashkëpunoi me Hilë Mosin në hotimin e gazetës «Shqiptari». Më 1911 hotoi artikuj të ndryshëm politikë me karakter patriotik në gazetën «Drita» të Manastirit dhe pas Shpalljes së Pavarësisë në gazetën «Liria e Shqipërisës që dilte në Sofje. Më 1921 së bashku me Sali Çekën, Aleksandër Xhuvanin dhe Filip Papajanin botoi dhe drejtoi në Elbasan gazetën «Shkumbini». Shquhet sidomos për shkrimet në rubrikën «Tragëzat e mullirit» të asaj gazete ku demaskohen veprimet antipopuUore të regjimit feudo-borgjez të kohës prej të cilit u përndoq. Vdiq në Itali.

(P. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Matraxhiu Emin


[cite]