MBOJTJA E ULQINIT


MBOJTJA E ULQINIT
✤ (1880). Veprimi i tretë dhe i fundit që u bë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit kundër cenimit të tërësisë territoriale të Shqipërisë në dobi të Malit të Zi, dhe me pëlqimin e Portës së lartë. U përgatit dhe u organizua nga Degët e Lidhjes Shqiptare të Ulqinit dhe Shkoarës. Morën pjesë vullnetarë shqiptarë nga sanxhaqe të Shqipërisë. Kundër forcave shqiptare që mbronin qytetin e Ulqinit, që përbëheshin prej rreth 3000 vetash u hodhën forcat e Malit të Zi dhe të Perandorisë Osmane, prej mbi 30.000 ushtarë e oficerë dhe me më se 200 gryka zjarri artilerie. Luftime të rëndësishme u zhvilluan më 22 tetor para Klesnjës dhe Shkallës së Mushkut në lindje të Ulqinit, ku qenë vendosur rreth 1000 vullnetarë shqiptarë. Pas disa orë luftimesh, për shkak të epërsisë së armikut vullnetarët shqiptarë u thyen dhe u detyruan të tërhiqen. Si rrjedhojë më 23 tetor Ulqini ra në duart e forcave malazeze.

(Q. Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mbojtja E Ulqinit


[cite]