MBROJTJA E HOTIT DHE E GRUDËS


MBROJTJA E HOTIT DHE E GRUDËS
✤ (prill korrilt 1880). Veprimi i dytë luftarak për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë i organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Mbrojtja e ITotit dhe e Grudës që Fuqitë e Mëdha kishin vendosur t’i përfshinin në shtetin malazez vazhdoi prej muajit prill deri në gusht 1880. Betejat kryesore u zhvilluan nga 22-25 prill dhe 13-28 korrik. Forcat malazeze përbëheshln prej afërsisht 10.000 ushtarë e oficerë, ndërsa ato shqiptare rreth 9.000 nën drejtimin e Hodo Sokolit (shih). Në drejtimin Podgoricë-Tuz, ku pritej goditja kryesore e armikut, u përqendruan 5.000 luftëtarë; në drejtimin e Grudës, në krahun e djathtë, u përqendruan. 2500, ndërsa në krahun e majtë u vendosën 1500 të tjerë. Po ashtu edhe në thellësi mbrojtja u bazua në disa vija. Në kuadrin komandues të vullnetarëve shqiptarë, përveç prijësve popullorë, u rreshtuan më se 150 luftëtarë të tjerë, ish-oficerë që kishin braktisur ushtrinë osmane. Në prill forcat armike u thyen, në korrik mundën të kalojnë kufirin në sektorin e Vranjes në J, por u detyruan të tërhiqen dhe të kalojnë në mbrojtje. Si rezultat i qëndresës shqiptare Mali i Zi hoqi dorë nga përpjekjet për të pushtuar Hotin dhe Grudën.

(Q. Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mbrojtja E Hotit Dhe E Grudës


[cite]