ME STALININ
✤ (Kujtime). Vepër e sh. Enver Hoxha, botuar në vitin 1979 me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Stalinit. Vepra përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë i kushtohet figurës së J. V. Stalinit si marksist-leninist i madh, nxënës besnik dhe vazhdues i veprës së Leninit; pjesa e dytë përmban kujtimet e shokut Enver Hoxha nga takimet e tij me Stalinin. Në vepër trajtohen edhe një varg problemesh të rëndësishme të ndërtimit të shoqërisë socialiste, të lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare, të internacionalizmit proletar, të luftës kundër imperializmit e reaksionit, oportunizmit e revizionizmit modern, që i japin asaj një vlerë të madhe ideologjike e politike. Shoku Enver Hoxha demaskon shpifjet e borgjezisë e të revizionistëve modernë kundër Stalinit dhe mbron të vërtetën rreth figurës, rolit e veprës
së tij revolucionare. Një vend të veçantë në vepër shoku Enver Hoxha i kushton qëndrimit të Stalinit ndaj Partisë e popullit tonë, për të cilët ai ushqente dashuri e respekt të madh. Shoku Enver Hoxha hedh poshtë shpifjet e propagandës borgjeze e revizioniste për figurën dhe Veprën e Stalinit dhe ngre lart rolin e tij veçanërisht në Luftën e Dytë Botërore, në luftën kundër imperializmit e revizionizmit jugosllav, si revizionizmi i parë në pushtet, Ai e përcakton J. V. Stalinin si një marksist-leninist konsekuent, mik të shtrenjtë të Partisë e të Popullit tonë.
(K. A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Me Stalinin
[cite]