MEKANIZIMI I BUJQËSISË
✤ Pajisja e bujqësisë me makina, mekanizma dhe vegla për të rritur rendimentin dhe frytshmërinë e prodhimit. Në prag të Çlirimit Shqipëria kishte 28 traktorë, fuqia motorike përbënte 0.8% të fuqisë së përgjithshme energjetike. Deri në fund të v. 1950 mbizotëronte forca tërheqëse e kafshëve të punës. Më pas, me zhvillimin e industrisë dhe sidomos me kolektivizimin e bujqësisë u krijuan kushtet për M. e B. Në v. 1980 fuqia motorike zinte 90.5% të fuqisë së përgjithshme energjetike, kryesisht me traktorë, pjesa tjetër u takonte kafshëve të punës. M. i B. është mbështetja kryesore për zhvillimin e forcavç, prodhuese dhe për intensifikimin e hujqësisë. Vëllimi i punimeve të mekanizuara më 1980 në krahasim me vitin 1960 ishte rritur 7 herë. Bashkë me llojet e ndryshme të makinave bujqësore është rritur me ritme të larta edhe numri i proceseve të punimeve të mekanizuara. Sot përdoren traktorë me goma, me zinxhirë dhe të kombinuar. Krahas mekanizimit të madh është zhvilluar edhe mekanizimi i vogël. Me studime për M. e B. merren Stacioni i Mekanizim.it të Bujqësisë në Tiranë (shih), dhe katedra e mekanizimit e Fakultetit të Agronomisë në ILB të Tiranës. Ndihmesë në punën për M. e B. kanë dhënë Budo Isufi, Shyqyri Kanapari, Murat Çuni etj. (Xh. Shk.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mekanizimi I Bujqësisë
[cite]