MEKANIZIMI I BLEGTGRISË


MEKANIZIMI I BLEGTGRISË
✤ Pajisja e blegtorisë me makina, mekanizma dhe vegla. Në falegtori mekanizohen të ushqyerit, mjelja, furnizimi me ujë, nxjerrja dhe manipuiimi i plehut, mbajtja e higjienës, përpunimi i ushqimeve etj. M. i B. u zbatua në Shqipëri vetëm pas Çlirimit dhe sidomos me formimin e NB. Janë mekanizuar: kositja, grirja dhe ngarkimi i foragjereve për përgatitjen e silazhit drejt nga fusha, furnizimi i njomishteve nga fusha në stalië, mjelja e lopëve brenda dhe jashtë stallës etj. Komplekset blegtorale të gjedhit, të shpendëve etj. janë të pajisuramemakineri automatike. Përpunimi i ushqimeve të kombinuara mekanizohet hrenda ekonomisë ose në fabrika mfai bazë zone. Për mjeljen përdoren agregatet gjysmëstacionare të vendosura brenda në stallë, ku makina mjelëse e tipit me 3 takte çohet tek lopa; dhe agregatet me salla të mjeljes tip «halë peshku»„ ku çohen lopët për t’u mjelë me makinë të tipit me 2 takte. Mjelja mekanike e lopëve në krahasim me atë me dorë e rrit rendimentin e punës deri 4-5 herë; lehtëson punën e mjelësve, përmirëson kushtet higjieno-sanitare të qumështit, mënjanon infektimin e gjirit të lopëve nga auart e mjelëseve dhe anasjelltas dhe krijohet mundësia e ftohjes së qumështit të porsamjelë. Makinat gjysmë-stacionare përdoren në vend që nga v. 1956 ndërsa ato «halë peshku» që nga v. 1962. Pjesa më e madhe e makinave për M. e B. sigurohet nga prodhimi i uzinave mekanike bujqësore të industrisë.

(Xh.Shk.-L. Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mekanizimi I Blegtgrisë


[cite]