MELESINI
✤ Mal në kufirin midis rrethit të Përmetit dhe të Kolonjës, me lartësi 1411 m. Është i ndërtuar prej gëlqerorëve e flishit të paleogjenit. Relievi është i thyer dhe tepër i copëtuar, shpatet janë të rrëpirëta dhe asimetrike (në L janë më të pjerrëta se në P). Në anën VL të Melesinit, në këmbët e tij, është qyteti i Leskovikut. Bimësia më e dendur në shpatin P, fillon me makjet që më lart zëvëndësohen me pyje dushku, kurse në rrëpirat rritet edhe bredhi i Maqedonisë që arrin deri në majën e M. (N. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Melesini
[cite]