MESAPISHTJA
✤ Gjuha e mesapëve (shih) dhe e japigëve (shih), fise ilire që qenë vendosur që para erës sonë ne Italinë e Jugut, afërsisht në Apula dhe në Kalabrinë antike. Nga M. kemi rreth 200 mbishkrime të shek. IV p.e.r., të shkruara me alfabet grek. Prej tyre janë zbërthyer verëm disa, ndërsa të tjerat vijojnë të jenë objekt studimesh. Nga krahasimi i elementeve gjuhësore të ilirishtes ballkanike dhe të shqipes me elemente leksikore të mbishkrimeve mesape, për aq sa janë sqaruar ato (mesap. bilia, shqip bijë bUë; mesap. Menzana, shqip mëz, maz; mesap. veinan aran, shqip arën etj.), e sidomos nga krahasimi i emrave të vendeve dhe të njerëzve në të dy anët e Adriatikut, janë vërejtur një varg përkimesh midis ilirishtes ballkanike, M. dhe shqipes (ilir. Barclus Barduli Bardylis, mesap. Barzidini, . shqip Bardhyl, Bardhi; ilir Dasius Dassius Dazimius mesap. Dazimas shqip Dash etj.). Për këtë arsye M. nga shumë studiues vështrohet si dialekt i ilirishtes. Por ka studiues që e vështrojnë atë si gjuhë të veçantë. Njohja shkencore e M., si i vetmi dialekt i ilirishtes nga i cili kemi mbishkrime, ka rëndësi edhe për historinë e gjuhës shqipe, për prejardhjen e saj. (S.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mesapishtja
[cite]