METALOGJENIA


METALOGJENIA
✤ Shkenca që studion ligjësitë e formimit dhe të përhapjes në kohë dhe në hanësirë të vendburimeve të mineraleve të dobishme ■për të sqaruar perspektivat mineralmbajtëse të njësive të ndryshme të kores së tokës. Në vendin tonë janë zhvilluar kërkime e studime të shumta gjeologjike dhe është grumbulluar një material i pasur, që ndihmon në krijimin e përfytyrimeve për ligjësitë e formimit dhe të përhapjes së vendburimeve të mineraleve të dobishme e sidomos të hekur-nikelit, kromiteve, bakrit, aluminit, polimetaleve, qymyrgurit, asbestit etj. Mbi këtë bazë në pesëvjeçarin e shtatë filluan studimet metalogjenike krahinore komplekse për sqarimin e aftësive mineralmbajtëse të vendit, që do të çojnë në ndërtimin e hartës metalogjenike në shkallë 1:200 000 të Shqipërisë.

(B. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Metalogjenia


[cite]