MINIATURA


MINIATURA
✤ Lloj i pikturës me përmasa të vogla, duke i punuar me mjeshtëri e përpikëri të gjitha imtësitë. Në këtë mënyrë vizatohen edhe shkronjat nistore në kapitujt, titujt etj. të librave. Përveç shkrimit të bukur, Kodikët (shih) janë stolisur edhe me M., vinjeta, kanone e iniciale të pikturuara. Zhvillim më të lartë M. e arrin në Shqipëri nga fundi i shek. XII — fillimi i shek. XIII, me miniaturat e kodikëve, tepër luksozë të Vlorës dhe të Beratit. Bien në sy gërshetimi 1 elementeve të stilit bizantin dhe të artit antik, tipat e sanksionuar të rrethuar nga një mjedis arkitekturor fantastik dhe mjaft elemente të artit perëndimor. Figurat jepen në lëvizje të matura, të qeta dhe thellësisht të përqendruara, figurat karakteristike zënë gjithë faqen, kanë ngjyra të gjalla (të kuqe, të verdhë, të gjelbër). Në mbishkrimet autografe përmenden edhe porositësit e veprave.

(Dh. Dh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Miniatura


[cite]