AGROTEKNIKA
✤ Sistemi i njohurive shkencore dhe i rregullave që zbatohen për rritjen e bimëve bujqësore. A. është teknologjia e rritjes së bimëve, që zbaton të dhënat e shkencës agronomike. Me ngritjen e një bujqësie socialiste në Shaipëri pas Çlirimit u krijuan kushtet që A. të përdoret gjerësisht në kultivimin e të gjitha bimëve. Përdoret qarkullimi bujqësor, thellësia e lërimit është dyfishuar dhe bëhet me mjete mekanike, kanë hyrë gjerësisht plehrat kimike dhe ato hidhen sipas studimeve agrokimike për bimën e për tokën, farat dhe kultivarët e rinj përgatiten me metoda bashkëkohore (hibridizimi, bulëzimi i zhardhokëve, kalibrimi etj.), mbjelljet, shërbimet ndaj bimëve, lufta kuridër dëmtuesve etj. bëhen me baza shkencore.
(O. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Agroteknika
[cite]