PAÇARRIZI YMER
✤ (1859-1929). Shkrimtar dhe veprimtar politik. Lindi në Prizren, medresenë e kreu në Stamboll dhe mësimet e larta për teologji në Kajro. Është autor i një «Divani» të përshkuar nga panteizmi filozofik, si dhe i disa veprave didaktike dhe i përkthimeve fetare nga arabishtja, persishtja, shumica e të cilave kanë mbetur në dorëshkrim. Ishte deputet në parlamentin turk, u lidh me lëvizjen komuniste në Kosovë e Maqedoni. Bashkëpunoi në shtypin e kohës, si në gazetën «Socialist ferxhi» (Agimi socialist) të Shkupit, ku hotoi në turqisht vjershën «Vëllezërve katundarë e punëtorë» (1920). Mbrojti të drejtat e shqiptarëve kundër shtypjes kombëtare e shoqërore.
(J. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Paçarrizi Ymer
[cite]