PACI
✤ Fshat në rrethin e Tropojës (JL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Berisha, Leniqi, Vladi, Zherka, popullsia gjithsej 2750 banorë. Këto fshatra përbëjnë krahinën etnografike të Bytyçit. P. ka tradita patriotike, këtu janë zhvilluar shumë beteja kundër pushtuesve osmanë, serbo-malazezë etj. P. u dogj nga pushtuesit serbo-malazezë më 1913 e më 1915 dhe nga pushtuesit gjermanë më 1944. Banorët e P. morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Është qendër e koop. së bashkuar «Haxhi Avdyli». Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e bagëtive të imëta. P. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, spital, shtëpi lindjeje, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Paci


[cite]