PESHKOPIA
✤ Qytet në L të Shqipërisë, qendër e rrethit të Dibrës. Shtrihet nga e djathta e luginës së Drinit të Zi, në rrëzën P. të malit të Deshatit, në lartësinë 656 m. Popullsia 8900 banorë. Gjurmët më të hershme të një vendbanimi i përkasin fisit ilir të Doberëve në shek. IV-II p.e.r. Emri i P. lidhet me qendrën peshkopale që përmendet në shek. XI (1020). Në shek. XV del me emrin Peskopija. Si shumë fshatra të Dibrës u dogj më 1919-1920 nga ushtritë pushtuese jugosllave. Nga v. 1921 ishte qendër prefekture që përfshinte edhe nënprefekturën e Zerqanit dhe të Matit. Para Çlirimit ishte një qendër e vogël e pazhvilluar. Më 1938 kishte 1000 banorë e pak zejtari. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Më 17-19 tetor 1943 Batal. partizan i Dibrës zhvilloi luftime të ashpra në qytet kundër rreth 3000 forcave mercenare. U çlirua më 29.7.1944. Më 23.9.1944 në P. u mblodh Konferenca I Antifashiste e qarkut të Dibrës.
Gjatë viteve të pushtetit popullor P. është shndërruar në një qytet të zhvilluar bujqësor e industrial dhe qendër e rëndësishme kulturore e arsimore. Dega kryesore e prodhimit është ind. e lehtë dhe ushqimore me fabrika miëlli, të çembrionizimit të misrit, të përpunimit të frutave etj. Zhvillim kanë marrë ind. mekanike, në veçanti uzina mekanike «Ramiz Varvarica», ind. e lëndëve të ndërtimit, artizanati etj. P. dhe fshatrat për rreth u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 30.11.1967. Sh. Enver Hoxha mbajti një fjalim në P. me rastin e likuidimit të pasojave të tërmetit, duke hedhur idenë e ndërtimit të banesave me punë vullnetare.
Qyteti është ndërtuar tërësisht
i ri. Më 1938 P. kishte 1 shkollë fillore. Sot ka dy shkolla të mesme, 2 shkolla 8-vjeçare; filial të UT, muze historik, bibliotekë, shtëpinë e kulturës dha të krijimtarisë popullore, 3 çerdhe e 3 kopshte fëmijësh. Veprojnë teatri profesionist, estrada dhe teatri i kukullave, ansamble artistike, grupi karakteristik i këngëve dibrane, grupe folklorike. Botohet gazeta «Oshëtima e maleve». Janë ngritur dega e Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, rrethe shkencore të historianëve, gjuhëtarëve, folkloristëve, bërthama shkencore e arkeologjisë. Klubi sportiv mban emrin «Korabi». P. ka spital, klinikë dentare, shtëpi lindjeje, dispanseri, spitalin e llixhave, qendrën e epidemiologjisë e të higjienës, rrjet tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Peshkopia