PISTA
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (VP), në kufi me rrethin e Pukës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Spas; popullsia gjithsej 785 banorë. Dëshmohet si vendbanimqë në mesjetë (1571) me emrin Bista. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. P. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1976. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, kultivohet gështenja, molla. P. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pista


[cite]