PLENUMI I KQ TË PKSH


PLENUMI I KQ TË PKSH
✤ maj 1944. Zhvilloi punimet në Helmës të Skraparit, Përcaktoi detyrat për çlirimin e plotë të vendit dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të revolucionit. Miratoi vendimin e udhëheqjes së Komitetif Qendror të Partisë dhe të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm NÇ për thirrjen e Kongresit I Antifashist NÇ (shih) dhe masat për krijimin a qeverisë demokratike të përkohshme dhe shndërrimin e UNÇ në një ushtri të rregullt. P. ritheksoi rrezikun e veprimtarisë armiqësore të qeverisë britanike dhe amerikane për Lëvizjen ANÇ dhe porositi që të mprihej vigjilenca. revolucionare ndaj tyre. Ai shprehu vendosmërinë e Partisë për të mos lejuar cilindo nga aleatët të përzihej në punët politike dhe ushtarake të popullit shqiptar. Përderisa nuk kishte mbaruar etapa e revolucionit antifashist, antiimperialist e demokratik, u theksua që të mos dilej jashtë kuadrit të Luftës ANÇ dhe të popullarizohej më shumë Partia brenda këtij kuadri. ) Plenumi udhëzoi të punohej që populli shqiptar të krijonte bindjen se me mbarimin e Luftës ANÇ do të duhej t’i mbante fort armët në dorë për të siguruar pavarësinë e vendit dhe fitoret revolucionare të arritura. Në fund të punimeve P. dënoi njëzëri kapitullimin e Ymer Dishnicës në Mukje dhe kompromisin e Gjin Markut me gjermanët në Berat. Për këto faje të rënda i përjashtoi të dy nga KQ i Partisë (A.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Plenumi I Kq Të Pksh


[cite]