PULA
✤ (Gallus domestica). Shpend shtëpiak i familjes Gallinacea, me prejardhje nga P. e egër (Gallus banchiva dhe G. gallus). Në të gjitha vendet e botës P. është prodhuesja kryesore e vezëve, racat e përmirësuara japin 220-250 dhe hibridet 280-300 kokrra në vit. Në Shqipëri sot rritja e P. për vezë dhe e zogjve për mish, në pjesën më të madhe është e përqëndraar. Në shumicën e rretheve janë ngritur pulari të mëdha për prodhim vezësh e mishi, me teknologji bashkëkohore dhe që kanë rendimente të larta.

(R. F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pula


[cite]