PULLUQI LLAZAR


PULLUQI LLAZAR
✤ (1917-1947). Luftëtar antifashist, ushtarak trim e i vendosur, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Karbanjoz të rrethit të Korçës në një familje të varfër fshatare me ndjenja atdhetare, shtëpia e tyre u bë bazë e Lëvizjes NÇ. Mori pjesë aktive në Luftën ANÇ dhe luftoi me trimëri si partizan në çetën e Oparit (1942). Anëtar i PKSH në shtator 1944. Pas Çlirimit u ngarkua me detyra të rëndësishme deri në komandant batalioni në Divizionin e Mbrojtjes së popullit. Mori pjesë në shumë luftime dhe dha ndihmesë të çmuar për asgjësimin e bandave kriminale. Ra në krye të detyrës, në fshatin Jubë-Sukth, të Durrësit, në përpjekje për asgjësimin e një bande, më 25.12.1947.

(B. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Pulluqi Llazar


[cite]