QAFA E BORBOLECIT


QAFA E BORBOLECIT
✤ Qafë në rrethin e Shkodrës në lartësinë 1300 m. Lidh luginën e Cemit të Selcës me të Lepushës dhe ndan Bjeshkët e Namuna në JL me malësinë e Vermoshit në VP. Ka prejardhje erozive dhe përbëhet tërësisht prej flishi. Në të dy anët është e veshur me pyll ahu.

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Qafa E Borbolecit


[cite]