
QAFA E BORBOLECIT
✤ Qafë në rrethin e Shkodrës në lartësinë 1300 m. Lidh luginën e Cemit të Selcës me të Lepushës dhe ndan Bjeshkët e Namuna në JL me malësinë e Vermoshit në VP. Ka prejardhje erozive dhe përbëhet tërësisht prej flishi. Në të dy anët është e veshur me pyll ahu.
(Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Qafa E Borbolecit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "QAFA E BORBOLECIT" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/qafa-e-borbolecit