AMONIAKU


AMONIAKU
✤ (NHj). Gaz pa ngjyrë me erë të rëndë shpuese, i tretshëm në ujë. Përdoret gjerësisht në sintezën organike dhe në industrinë e ftohjes. Prodhohet në uzinën «Gogo Nushi» Fier (shih) në dy fabrika sipas sintezës në presion të mesëm. Hidrogjeni i nevojshëm fitohet me anën e përpunimit të gazit natyror ose të naftës. Pjesa më e madhe e A. përdqrët si lëndë e parë për prodhimin e acidit nitrik, nitratit të amoniumit dhe uresë po aty, për hxjerrjen e nikelit e të kobaltit në , Komhinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë» (shih), për prodhimin e sodës së kalcinuar në Vlorë, në makinat frigorifer etj. Gazi i kokut i prodhuar në uzinën e kokut në kombinatin metalurgjik përmban një sasi A., prej të cilit prodhohet sulfat amoniumi që përdoret si pleh. Prodhimi i A. në vend do të rritet sidomos për shtimin e prodhimit të plehrave të azotit.

(Dh.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Amoniaku


[cite]