RRJETI RRUGOR


RRJETI RRUGOR
✤ Tërësia e rrugëve bashkë me veprat e artit në to, që lidhin qendrat e banimit dhe shërbejnë për lëvizjen e njerëzve e mjeteve të transportit rrugor. Sipas rëndësisë ekonomike-shoqërore dhe nga teknika e ndërtimit në Rr. Rr. ka rrugë kryesore me syprinë prej asfalti, asfaltbetoni e betoni, si dhe rrugë krahinore. Që në kohët e lashta në trojet shqiptare ka pasur rrugë karvanesh, të eilat lidhnin qendrat më të rëndësishme të vendit me bregdetin dhe me vendet fqinje për shkëmbime tregtare. Më kryesoret kanë qenë rrugët që kalonin nëpër luginat e Shkumbinit, të Vjosës, të Drinit, të Devollit dhe gjatë bregdetit.

Në kohën e pushtimit romak u ndërtua ndër të tjera edhe rruga Egnatia (shih), kryesisht për qëllime ushtarake, që lidhte me dy degët e saj (nga Durrësi e Apolonia) detin Adriatik me zonat e L. Me rënien e Perandorisë Romake dhe sidomos gjatë periudhës së copëtimit feudal në mesjetë ra rëndësia e rrugëve, ato gradualisht u braktisën dhe u prishën. Kjo gjendje vazhdoi gjatë pushtimit osman dhe deri në shpalljen e Pavarësisë. Shteti shqiptar trashëgoi vetëm rreth 160 km rrugë karrosh.

Gjatë Luftës I Botërore, shtetet ndërluftuese imperialiste ndërtuan për qëllime ushtarake rreth 1500 km rrugë e pista kalimi, si Tiranë-Durrës, Kavajë-Lushnjë, Shkodër-Lezhë-Vorë, Vlorë-Sarandë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Bilisht etj.

Në vitet 1920-1925 shteti shqiptar ndërtoi disa rrugë automobilistike të reja, si Peqin-Elbasan, Elbasan-Librazhd-Pogradec, Elbasan-Llixhë-Gostimë, Librazhd-Peshkopi dhe njëkohësisht bëri përmirësime edhe në disa rrugë të tjera ekzistuese. Deri më 1939 u ndërtuan edhe rrugë të tjera automobilistike si Tiranë-Ndroq-Plazh (Durrës), Shko dër-Vau i Dejës-Pukë-Kukës, Krujë-Qafë Shtamë-Burrel, Tiranë-Qafë Kërrabë-Elbasan, mjaft prej të eilave për qëllimet ekspansioniste të fashizmit italian, që gjatë pushtimit ndërtoi edhe disa rrugë strategjike. U asfaltua edhe rreth 70% të rrugëve kryesore fushore. Çlirimi e gjeti vendin me një rrjet rrugor prej rreth 2200 km, të dëmtuar nga lufta, me shumë ura të shkatërruara. Pas rindërtimit dhe përmirësimit të rrjetit rrugor ekzistues, nisi ndërtimi i rrugëve të reja nga ndërmarrje të veçanta të specializuara. Deri më 1982 janë ndërtuar 9.300 km rrugë të reja, nga të cilat 5200 km rrugë kryesore automobilistike si Kukës-Peshkopi, Berat-Çorovodë, Milot-Burrel, Shëmri-Bajram Curri-Tropojë, Ballsh-Memaliaj, Rrëshen-Fushë Arrëz, Hani i Hotit-Vermosh, Qafë Mali-Fierzë-Bajram Curri, Vau i Dejës-Koman etj. Janë ndërtuar dhe shumë rrugë të tjera krahinore për minierat, shfrytëzimin e pyjeve, për bujqësinë si dhe për lidhjen e fshatrave. Sot Rr. Rr. i përgjithshëm i vendit është rreth 11.500 km. Disa nga këto rrugë janë ndërtuar me aksione të rinisë si: Kukës-Peshkopi (1946), Milot-Ulëz («Rruga e Dritës», 1952), e Malësisë së Madhe (1967-1968) etj. Një pjesë e mirë e fshatrave lidhen me rreth 2500 km rrugë automobilistike të shfrytëzueslune në çdo stinë. Është përmirësuar dhe asfaltuar i gjithë rrjeti kombëtar i rrugëve kryesore. Rr. Rr. mirëmbahet e riparohet për të siguruar qarkullimin në çdo stinë nga drejtori të veeanta të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha rrethet e vendit. Në projektimin dhe ndërtimin e rrugëve kanë dhënë ndihmesë Fori Stasa, Dhori Guri, Pullumb Qallimi, Andon Llambushi etj. Është bërë një program i gjerë për lidhjen me rrugë të të gjitha fshatrave të vendit, ndërmarrjeve bujqësore etj. në zbatim të vendimit të Plenumit »’. V (1982) të KQ të PPSH

(A. Su.-P. Qa.-Sh. T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrjeti Rrugor


[cite]