RRJETI METEOROLOGJIK
✤ Tërësia e stacioneve meteorologjike të shpërndara në gjithë territorin e një vendi sipas kriteresh të caktuara. Rr. M. në Shqipëri është krijuar më 1949 me ngritjen e Shërbimit Hidrometeorologjik, sot Inslituti Hidrometeorologjik (shih). Para Çlirimit ka patur vetëm disa vendmatje (Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë etj.) që kanë punuar me ndërprerje. Rr. M. i Shqipërisë përbëhet sot nga rreth 240 vendmatje të pajisura me aparatura të kohës, të shpërndara në tërë territorin, në vise me lartësi e kushte klimatike të ndryshme, ku kryhen vrojtime në orë të caktuara për elementet meteorologjike dhe gjendjen e motit. Këto vendmatje ndahen në disa kategori: Vendmatje sinoptike, të dhënat e të cilave transmetohen çdo tre orë në qendër dhe shërbejnë për përpilimin e hartave sinoptike; Vendmatje klimatologjike kryesore, në të cilat kryhen vrojtime tri herë në ditë për elementet kryesorë meteorologjike; Vendmatje klimatologjike të rëndomta ku kryhen vrojtime mbi temp. maksimale, minimale dhe reshjet një herë në ditë; Vendmatje pluviometrike, ku kryhen vrojtime vetëm për sasinë ë reshjeve një herë në ditë. Në R.r. M. përfshihen edhe disa pika, në të cilat kryhen vrojtime vetëm për fazat fenologjike të zhvillimit të bimëve. Të dhënat shumëvjeçare të Rr. M. ruhen në arkivin e Institutit Hidrometeorologjik. (A. Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Rrjeti Meteorologjik
[cite]