SARDA
✤ Qytet mesjetar i përcaktuar në kodrën e Shurdhahut buzë Drinit, 8 kilometra në JL të Shkodrës. Gërmimet e bëra më 1937-1970 zbuluan banesa, kisha dhe objekte të tjera arkeolo-gjike. Në qafë të kodrës u zbulua një varrezë arbërore e shek. VI-VIIX. Qyteti me një sipërfaqe 4.8 ha ka qenë i fortifikuar me dy mure: i pari me një perimetër 690 m dhe i dyti 370 m, që rrethonin përkatësisht qytetin e poshtëm dhe atë të sipërm. Ishin të pajisura me kulla trekëndëshe e katërkëndëshe dhe me nga një hyrje. S lindi në pragun e mesjetës si një vendbanim 1 vogël dhe u zhvillua në shek. XI-XII si një qytet tipik mesjetar. Në dokumentet e shek. XV Shurdhahu përmendet si qendër peshkopate në trajtën «Sardarencis». Në kohën e principatave të pavarura shqiptare (shek. XIV), kalaja ka qenë kryeqendër e feudalëve Dukagjinas. Me pushtimin osman më 1491 S. u shkatërrua dhe nuk u rimëkëmb më. Me ndërtimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës (1973), kodra e Shurdhahut, me monumentet e saj u kthye në ishull.
(D. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Sarda
[cite]