SKURRAJ
✤ Fshat në rrethin e Krujës (V). Është në vartësi administrative të qytetit të Milotit. Përmendet në burimet e shkruara qysh në shek. XIV. Si fshat i Kurhinit, ishte një nga mbështetjet në luftërat e Skënderbeut në shek. XV; ndër bashkëluftëtarët e tij ishte e përmendur familja Skurraj. E përmendur është edhe qëndresa më 1906-1907 për mospagimin e taksave. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grarit dhe i misrit. S. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, qendër shëndeiësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Skurraj
[cite]