SAMRISHI I RI


SAMRISHI I RI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (JP), në të majtë të Bunës. Përfshihet në fshatin e bashkuar Dajçi i Bregut të Bunës (shih). Është ndërtuar krejtësisht i ri pas tërmetit të 15 prillit 1979. Fshati i vjetër përmendet në burimet e shkruara që në shek. XV. Në të kaluarën përmbytej nga vërshimet e 1. Buna. Në vitet e pushtetit popullor anës lumit është ngritur një pendë dheu dhe është siguruar mbrojtja nga përmbytja. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ, këshilli NÇ është ngritur në nëntor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë është bërë më 1956. Ka drejtim kryesor prodhimin e misrit, për të cilin jep rendimente të larta. S. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Samrishi I Ri


[cite]