SELCKA
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (VL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Selckë e Vogël dhe Komari, popullsia gjithsej 1179 banorë. Këshilli NÇ u ngrit më 1943, u çlirua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Përfshihet në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. S. ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e bagëtive të imëta. S. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Selcka


[cite]