SELENI
✤ (Se). Element kimik i grupit VIA të sistemit periodik, me numër atomik 26 dhe me peshë ’ atomike 78,96, dendësi 4,8 në gjendje kristalore, temp. shkrirjeje 217°C. Është pluhur i kuq amorf, jometalor, që bëhet kristalor kur nxehet, gjysmëpërçues tipik, me veti të theksuara fotoelektrike. Pak i përhapur në natyrë, gjendet bashkë me squfurin në disa minerale sulfurore. S. dhe lidhjet e tij përdoren në ind. elektronike (sidomos për fotoelemente), në metalurgji (për çeliqe speciale), në ind. e qelqit (si ngjyrues), në ind. e gomës (në vullkanizim) etj. Në Shqipëri S. nxirret nga përpunimi i haltës anodike që përftohet gjatë rafinimit elektrolitik të bakrit.

(N. Lo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Seleni


[cite]