SELCA E POSHTME


SELCA E POSHTME
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (P). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Kriçkovë (shih). Në një kodër të fshatit është zbuluar një aytet ilir. Gërmimet arkeologjike janë bërë në vitet 1969-1972. Si vendbanim është formuar në periudhën e hershme të bronzit dhe ka vazhduar pa ndërprerje në epokën e hekurit. Në shek. VI-V p.e.r. u zhvillua si qendër protourbane në rrugën natyrore të Shkumbinit. Në shek. IV u kthye në qytet të fortifikuar me mure gurësh të latuar në një sipërfaqe 3 ha dhe me shtrirje të lagjeve jashtë tyre. Nga shek. IV-I p.e.r. është qendër e rëndësishme prodhimi, shkëmbimi dhe administrimi e krahinës ilire të Dasaretisë. Në shek. III u gdhendën në shkëmb katër varre monumentale princore, si krijime origjinale të arkitekturës së ordrit jonik. Në një dhomë varrimi të ripërdorur në fund të shek. III është gjetur një inventar i pasur me armë, enë bronzi e balte, zbukurime ari dhe pafta me skenë mitologjike luftimi. Ndërtimi i trasesë së re të rrugës Egnatia në shek. I p.e.r. ‘me drejtim Qafë Thanë-Lihnid solli rënien e qytetit. Në shek. IV e.r. u rifortifikua me mure të lidhura me llaç, si një qendër ushtarake-administrative. U rrënua përfundimisht në mesin e shek. VI.

(N. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Selca E Poshtme


[cite]