SELENICA


SELENICA
✤ Qytet në rrethin e Vlorës (VL), rrëzë kodrave në bregun e majtë të Vjosës, porcllsia 6200. Dëshmohet si vendbanim i lashtë -e emrin Nymfeum i përmendur për zjarret e përhershme. Miniera e serës është shfrytëzuar çë në antikitet. Me emrin e sotëm dëshmohet më 1700. Kundër kushteve të vështira të punës sunëtorët kanë bërë shumë greva si më 1923, 1327, 1937, 1940, 1941, 1942. Këshilli NÇ u ngrit në mars 1943. Në shkurt 1343 u krye një aksion i rëndësishëm kundër for~ave fashiste italiane. Në prill 1943 këtu u krye zksioni i Dytë i Selenicës (shih). U çlirua në rarshor 1944. Sot S. është qendër minerare e permendur për nxjerrjen e bitumit natyror. S. po rritet nga viti në-vit me pallate shumëkatëshe, rrugë të drejta e të asfaltuara, parqe e lulishte. Ka shkollë të përgjithshme dhe bujqësore, 2 shkolla 8-vjeçare, spital, klinikë dentare, farmaci, shtëpi kulture, muze, rrjet tregtar e komunal.

✤ Fshat në rrethin e Kolonjës, në të djathtë të rrugës Korçë-Ersekë. Qendër e fshant të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Blush, Kreshovë, Qinam, Skorovot, Vodicë, popullsia gjithsej 2056 banorë. Në V të S. gjenden gjurmët e kështjellës ilire të Hollmit. Nga ky fshat ka qenë piktori i dëgjuar i shek. XVII David Selenica. Më 22 gusht 1942, në S. u formua aktivi i rinisë komuniste për krahinën e Kolonjës. Në tetor 1942 u ngrit Këshilli I NÇ dhe më 28 nëntor 1942 në shkollën e fshatit u organizua një miting i madh antifashist. Për këtë fashistët italianë burgosën 60 burra e të rinj. S. u çlirua më 20 tetor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi në 1955. Koop. e bashkuar «Josif Pashko» me qendër S. (formuar më 1970) u kthye në KTL më 1983. Ka drejtim kryesor të ekonomisë prodhimin e drithërave dhe kultivimin e mollës. Rriten bagëtitë e imëta. S. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Selenica


[cite]