SERRAT
✤ Ngrehina të lehta, të mbuluara me xham ose me lëndë plastike të tejdukshme, në të cilat rriten në të ngrohtë bimë të ndryshme. Shërbejnë sidomos për rritjen e perimeve gjatë dimrit, në pranverë dhe në vjeshtën e vonë. Në to prodhohen kryesisht perime ngrohtësidashëse si domate, kastraveca, bishtajat etj. dhe fidanë. Në S. mund të rriten edhe bimë zbukuruese, lule, luleshtrydhe etj. Nga mënyra e ngrohjes dallohen S. me ngrohje teknike (me ujë të nxehtë, avull, energji elektrike) dhe me ngrohje diellore.

Në Shqipëri ndërtimi i S. të mëdha ka nisur më 1971-1972, duke pasur edhe nivel të lartë mekanizimi. Përpjesëtime të gjera kanë marrë S. diellore të mbulu.ara me lëndë plastike dhe me xham. Më 1982 sipërfaqja e S. me ngrohje, në krahasim me v. 1975, u rrit 2,5 herë. Ekonomitë bujqësore të përparuara, si NB «8 Nëntori» Sukth, «17 Nëntori» në Tiranë etj. kanë marrë rendimente të larta nga S. me ngrohje (rreth 1500 kv/ha domate ose kastraveca) dhe nga ato diellore (500-600 kv/ha domate).

(A. Ok.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Serrat


[cite]