SERPENTINITI


SERPENTINITI
✤ Shkëmb i rrjedhur nga ndryshimi metamorfik i shkëmbinjve intruzivë ultrabazikë, dhe që përbëhet pothuajse krejtësisht nga minerale të grupit të serpentinës si antigorit, krizotil, serpofit etj. Përmban edhe olivinë, piroksen, më rrallë talk, kromshpinelid, magnetit dytësor etj. Në përbërjen kimike të S. mbizotëron oksidi i siliciumit (3-37%Si02) dhe ai i magneziumit (33-40% MgO). Në sasi më të pakët ka okside të hekurit, aluminit, nikelit etj. Kur është i fortë dhe i ngjeshur S. përdoret si gur zbukurimi. S. është mjaft i përhapur në Shqipëri si në periferi, ashtu edhe në brendi të masiveve të shkëmbinjve ultrabazikë, veçanërisht të brezit P të tyre (Krrab, Pukë, Gomsiqe, Rrëshen, Voskopojë, Kolonjë etj).

(S.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Serpentiniti


[cite]