SHËRBIMI I MBROJTJES KUNDËR ZJARRIT


SHËRBIMI I MBROJTJES KUNDËR ZJARRIT
✤ (MKZ). Pjesë përbërëse e organeve të Policisë Popullore (shih). Është krijuar pas Çlirimit dhe ka për detyrë të parandalojë rënien e zjarreve dhe të bëjë shuarjen e tyre në objektet ekonomike e social-kulturore të qytetit e fshatit si dhe në shtëpitë e banimit të shtetasve. Para Çlirimit kishte reparte zjarrfikëse vetëm në qytetin e Korçës, të Durrësit e Tiranës. Sot Shërbimi i MKZ është organizuar në të gjitha rrethet dhe në ndërmarrjet e mëdha ekonomike. Për realizimin e detyrave që i ngarkohen këtij shërbimi, ai mbështetet te masat punonjëse, të cilat janë të organizuara në grupet vullnetare të mbrojtjes nga zjarri.

(Va.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shërbimi I Mbrojtjes Kundër Zjarrit


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "SHËRBIMI I MBROJTJES KUNDËR ZJARRIT" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/sh%c3%abrbimi-i-mbrojtjes-kund%c3%abr-zjarrit