STRATEGJIA E LUFTËS POPULLORE
✤ Pjesë kryesore e Artit Ushtarak të Luftës Popullore. Përfshin teorinë dhe praktikën e përgatitjes së vendit dhe të gjithë popullit për mbrojtje, të planëzimit, drejtimit dhe organizimit të luftës popullore në tërësi dhe të operacioneve ushtarake strategjike. S. e L. P. studion ligjet objektive të përgatitjes e të zhvillimit të luftës popullore dhe të operacionit ‘ushtarak strategjik dhe, mbi këto baza, përpunon teorinë e organizimit, të përgatitjes së përgjithshme dhe të përdorimit luftarak të forcave të armatosura, me qëllim që të arrihet fitorja përfundimtare në shkallë strategjike mbi armikun. S. e L. P. merret me problemet konkrete të përgatitjes, të planëzimit, të drejtimit dhe të zhvillimit të luftës popullore dhe të operacionit ushtarak strategjik, përpunon dhe vë në jetë detyrat për sigurimin e gjendjes së shëndoshë moralo-politike dhe të cilësive të larta luftarake të forcave të armatosura, përsosjen e vijueshme të organizimit ushtarak (shih). sigurimin e qëndrueshmërisë së prapavijave, përgatitjen shtetërore civiie (shih) për gjendje lufte, përgatitjen e vendit për luftë për të përballuar një armik më të madh.
Në RPS të Shqipërisë S. e L. P. është përpunuar nga PPSH dhe shoku Enver Hoxha, Ajo buron e lidhet ngushtë me politikën e PPSH, e cila përcakton qëllimet e luftës popullore dhe mënyrat e kushtet e zhvillimit të saj. Strategjia e L. P. ka karakteiy-popullor, sepse lufta populiore bëhet jo vetëm nga ushtria popullore, por nga i gjithë populli i armatosur. Thelbi i S. të L. P. qëndron në arritjen e fitores përfundimtare në luftën e armatosur duke zhvilluar veprime luftarake sipas parimit të asgjësimit të armikut pjesë-pjesë dhe duke u mbështetur tërësisht në forcat e veta. S. e L. P. përpunon dhe përgatit një mbrojtje që synon të mos i lejojë armikut asnjë pëllëmbë tokë të vendit dhe të arrijë asgjësimin e plotë të tij nëgërmjet disa operacioneve mësymëse. S. e L. P. i vë detyra taktikës, e cila në tërësi vepron në përputhje me qëllimin strategjik. Në RPSSH punohet që S. e L. P., qoftë dhe pjesërisht, të njihet jo vetëm nga komandat e shtabet. por nga i gjithë populli i armatosur.
(A. Çe.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Strategjia E Luftës Popullore