SHIEGJANI


SHIEGJANI
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit (JL), në rrugën Elbasah-Gramsh. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Kuqan, Gjergjan, Gjonmë, Thanë, Muriqan, Mjekës, Bathës. Bujqësi, Jagodinë, Kryezjarrth, Trepsenisht, Tudan, Tregan, Bujaras dhe Kodras, popullsia gjithse; 12.370 banorë. Këshilli NÇ u krijua në mars 1943. Banorët morën pjesë në Luftën ANÇ. Në dimër të v. 1943-1944 kaloi nga Trepsenishti dhe u strehua një pjesë e Shtabit të Përgjitbshëm të UNÇ me sh. Enver Hoxha në krye. Më 1944 Gjonmi u dogj nga nazistët gjermanë, pas humbjeve që pësuan nga forcat partizane në afërsi të tij. Më 25,7.1943 në Tregan u formua Batalioni i Shpatit. Koop. bujqësore, e para në rrethin e Elbasanit, u krijua në prill 1947. Më 5.5.1961 koop. e vizitoi sh. Enver Hoxha. Më 1972 u kthye në KTL. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, perimeve, lulediellit. duhanit dhe rritja e gjedhit. Sh. ka një shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Në Tregan ka ujëra termale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shiegjani


[cite]