SHËRBIMI SINOPTIK


SHËRBIMI SINOPTIK
✤ Qendër për vrojtimin dhe grumbullimin e të dhënave meteorologjike nga rrjeii i vendmatjeve sinoptike, për transmetimin e tyre dhe marrjen nga bota e jashtme e të dhënave mbi motin. U krijua më 1956. Bërthama e tij e parë ka qenë Stacioni Qendror i Sinoptikës pranë Drejtorisë së Shërbimit Hidrometeorologjik, i themeluar më 1949 në varësi të Institutit të Shkencave.

Sh. S. vrojton dhe grumbullon të dhëna mbi motin (çdo 3 orë) nga rrjeti i vendmatjeve sinoptike të vendit, si dhe nga rrjeti i Shërbimit Botëror të Motit, përpilon hartat sinoptike të sipërfaqes së tokës dhe për lartësi të ndryshme të atmosferës, bën parashikime 24-orëshe, me afat të shkurtër dhe të mesëm. Ai kryen edhe studime në fushën e sinoptikës. Ka në varësi rrjetin sinoptik, që përbëhet nga Stacioni qendror i Tiranës dhe stacione e vendmatje në Shkodër, Kukës, Peshkopi, Lezhë, Durrës, Q. Stalin, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Në bashkëpunim me Institutin Hidrometeorogjik (shih) boton rregullisht Buletinin Ditor Sz-jjptik që përmban parashikimin ditor të motit, rsshjet dhe itemp. e ajrit si dhe nivelet e lumenjve. J-rrashikimi i motit bëhet i njohur edhe nëzërmjet radiotelevizionit e shtypit të përditshëm.

(S.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shërbimi Sinoptik


[cite]