SISTEMI ELEKTROENERGJ ETIK


SISTEMI ELEKTROENERGJ ETIK
✤ Tërësia e centraleve elektrike (HEC dhe TEC) që punojnë bashkarisht, të lidhur nëpërmjet rrjetit elektrik të tensionit të lartë dhe furnizojnë në mënyrë të pandërprerë përdoruesit e energjisë elektrike.

S. E. i Shqipërisë shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Filloi të krijohet më 1957, pas ndërtimit të HEC «Karl Marks» dhe linjave elektrike të tensionit të lartë (110 kV) që lidhin këtë HEC me nënstacionet elektrike 110/35/6 kV në Tiranë, Durrës, Cërrik dhe Qytetin Stalin të ndërtuar më parë. Në vitet e mëpasme S. E. filloi të shtrihet edhe në vise të tjera të vendit, duke lidhur njëri pas tjetrit HEC-et dhe TEC-et që u ndërtuan, si HEC-et «Frederik Engels» «J. V. Stalin» dhe «Bistrica 2» dhe më 1966 TEC-in e madh të Fierit, si edhe nënstacionet elektrike në të gjitha anët e vendit.

Më 1971, me vënien në punë të HEC-it të Vaut të Dejës, u ndërtuan edhe linjat e tensionit të lartë 220 kV që e lidhën atë me S. E. nëpërmjet nënstacioneve elektrike 220/110/35 kV në Tiranë dhe pranë Kombinatit Meialurgjik «Çeliku i Partisë» në Elhasan, si edhe linja të tensionit të lartë dhe nënstacione të tjera 220 kV. Linja të tjera elektrike të tensionit ië lartë 220, 110 dhe 35 kV dhe nënstacione elektrike të rinj vazhdojnë të ndërtohen çdo vit.

S. E. i vendit do të fuqizohet edhe më shumë me futjen në punë të HEC «Enver Hoxha» të Komanit.S. E. drejtohet nga një qendër e posaçme në Tiranë, me pajisje të telematjes, telekontrollit dhe telesinjalizimit.

S. E. i vendit plotëson nevojat vazhdimisht në rritje për energji elektrike, një pjesë e së cilës eksportohet në vendet fqinje. Po ndërtohet një linjë e re tensioni të lartë (400 kV) që do të lidhë S. E. të vendit me atë evropian.

(B. R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sistemi Elektroenergj Etik


[cite]