SIZMOLOGJIA E ZBATUAR


SIZMOLOGJIA E ZBATUAR
✤ (Kërkimet sizmike ose sizmika). Degë e gjeofizikës së zbatuar, që studion ndërtimin gjeologjik të kores së Tokës, nëpërmjet përhapjes së valëve elastike sizmike të krijuara artificialisht duke shpërthyer lëndë plasëse ose me mjete të tjera. Nga S. e Z. nxirren përfundime mbi trajtat dhe karakteristika të tjera të kufijve ndërmjet shtresave të ndryshme të shkëmbinjve në nëntokë dhe në bazë të tyre përfytyrohet përvijimi dhe thellësia e ndodhjes së strukturave gjeologjike në nëntokë dhe vendosen punimet për kërkimin dhe përgatitjen për shpim të strukturave naftë e gazmbajtëse.

Studimet e S. së Z., që kanë filluar të përdoren në Shqipëri më 1953, zënë vendin kryesor midis metodave të studimeve gjeofizike që përdoren në vend për kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të naftës dhe të gazit. Këto studime bëhen kryesisht me anën e metodës së valëve të reflektuara dhe më pak me metodën e valëve të thyera. Ato zbatohen dhe në studimet gjeologjike krahinore. Për zgjidhjen e deryrave të gjeologjisë inxhinierike në ‘ veprat energjetike, si në HEC-et mbi lumin Drin, për mikrorajonizimin sizmik etj. përdoret S. e Z. e frekuencës së lartë. Kanë filluar të kryhen stuaime eksperimentale edhe për zgjidhjen e disa detyrave teknike në minierat e vendit.

(L. Lu.-A. F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sizmologjia E Zbatuar


[cite]