SKITË
✤ Sporti i rrëshqitjes dhe i kërcimeve me ski; hyn në sportet dimërore. Skitë janë cy rripa të ngushtë e të gjatë prej druri ose lënde sintetike, majën e përparme e kanë pak të kthyer dhe lidhen pas këpucëve. Para Çlirimit rrëshqitje me ski janë bërë në Dardhë të Korçës dhe në Shishtavec të Kukësit. Si spcrt S. u organizuan vetëm pas Çlirimit. Garat e para kombëtare u bënë më 1950 në Korçë, nga 1968 marrin pjesë edhe femrat. Kampionati kom-s bëtar për të rritur dhe për të rinj bëhet çdo vit. Vende për rrëshqitje ka në Korçë, Kukës e Dibër.

(B.H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Skitë


[cite]