SKRAPARI
✤ (rrethi). Shtrihet në Shqipërinë J, në pjesën VL të Krahinës Malore Jugore. Sipërfaqia 775 knr. Popullsia 44058. Përfshin: 2 qytete, Çorovoda qendër e rrethit dhe Poliçani,. 99 fshatra të grupuara në 16 fsbatra të bashkuara. Dendësia mesatare 54,8 bahorë km2, popullsia në qytet 30,1%, në fshat 69,9%. Rritja na–tyrore 2,24%.
Mbizotëron relievi malor e kodrinor. Lartësls mesatare 788 m. Zonat më të ngritura malore janë Tomorica, Kulmaku ku ndodhen pikat më të larta të rrethit: maja e Tomorit (2416 m), maja e Kulmakut (2173 m) dhe zona e Potomit, Vendet e ulëta shtrihen përgjatë luginës së Gsumit, Luginat kryesore: e Osumit e Tomoricës dhe e Çorovodës. Lumenjtë: Osumi pjesërisht rrjedha e sipërme dhe e mesme, Tomorica rrjedha e sipërme dhe pjesërisht e poshtmja, Çorovoda, Malindi, Stravecka etj. Klima është mesdhetare, kodrinore e malore. Temp. mesatare vjetore 12.9°, mesatarja e muajve më të ftohtë 6.4° dhe më të ngrohtë 23°C. Temp. absolute xnë e ulët-13.7°, më e larta 41.4°C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve 1285 mnv pjesa më e madhe në stinën e dimrit. Era lokale më karakteristike është Stoçeni (murlani, e fortë dhe e ftohtë, sidomos në dimër, fryn në zonën e Tomoricës dhe të Potomit në drejtim VL e JL). Tokat bujqësore janë kryesisht të kafenjta malore 52%, të hirta kafe 31% etj. Pyjet dhe shkurret zënë 31% të sipërfaqes, kullotat 38.3%. Ka një rezervat gjuetie. Burimet nëntokësore kryesore: Guaku, Bogova, Varishti, Ujaniku etj. Rr. i S. është rreth bujqësor-industrial. Bujqësia jep 48% të prodhimit të përgjithshëm shoqëror. Ka 15 koop. të bashkuara, 1 NB. Kolektivizimi i bujqësisë filloi më 1955, përfundoi më Sipërfaqja e punueshme zë 15.2% të rrethit, nga e cila 84.4% e zënë bimët e arave, 12.6% frutikultura, 2.6% vreshtat e pjergullat. Sot ujiten 24.5% e tokës së punueshme, ka 15 ujëmbledhës, si në Vendreshë, Prishtë, Potom, Mollas etj. Janë të mekanizuara 65% e plugimeve, 12% e prashitjeve, 40% e korrjeve, 100% e shirjeve etj.
Kulturat kryesore: gruri (47% të sipërfaqes), misri (15%). Më 1938 rendimenti mesatar ishte 5 kv/ha grurë, sot është 23.4 kv/ha. Rr. i S. përmendet për prodhimin e rrushit nga pjergullat e vreshtat, të fiqve, qershive, mollëve, kajsive, arrave, ‘kumbullave. Në blegtori mbizotërojnë dhentë dhe dhitë. Ka bletari të zhvilluar.
Ind. jep 33% të prodhimit të përgjithshëm shoqëror, është zhvilluar me vrull në vitet e pushtetit popullor dhe gjatë pesëvjeçarëve janë ndërtuar një varg veprash të mëdha. Para Çlirimit nuk kishte asnjë punishte. Më 1983 prodhimi industrial ishte 27 herë më i madh se në 1950 dhe 16.7 herë në krahasim me v. 1960. Dega kryesore e ind. është ind. ushqimore që jep 54.9% të prodhimit industrial të rrethit, sidomos fabrika e përpunimit të rrushit dhe ajo e përpunimit të qumështit. Janë zhvilluar ind. e lëndëve të ndërtimit, e përpunimit të drurit, ind. mekanike etj. Rrugët kryesore: Çorovodë-Berat, Çorovodë-Tomoricë, Çorovodë-Potom etj.
Në Rr. e S. përfshihen pjesë nga zonat etnografike: Tomorica, Potomi, Malindi, Çepani etj. Rrethi ka tradita për punimin e drurit, të rrushit për raki, verës e rehanisë, për qëndistarinë etj. Tipi i banesës ka qenë me çardak, me tavan dhe gdhendje druri brenda. Veshja fustan i leshtë me një përparje për gratë, veshja me fustanella ose poture për burrat. Vallet e tipit të zonës së Toskërisë, si të grave dhe të burrave hiqen nga dy veta dhe quhen valle dyshe. Shoqërohen me këngë polifonike.
Para Çlirimit në Rr. e S. kishte vetëm 10 shkolla fillore. Sot ka 15 shkolla të mesme, 42 shkolla 8 vjeçare, 74 çerdhe, 82 kopshte. Janë ngritur 62 muze, 1 shtëpi muze, 136 biblioteka. Botohet gazeta lokale «Jehona e Skraparit» (shih), zhvillojnë veprimtari 18 shtëpi kulture, 60 vatra kuiture, 2 kinema. Ka 26 grupe teatrale, 12 grupe estradash, 6 ansamble artistike e grupe folklorike. Më 1938 kishte 1 mjek dhe asnjë spital. Sot ka 4 spitale, 28 shtëpi lindjeje, 88 ambulanca, 13 klinika dentare, 11 farmaci, 2 laboratorë bakteriologjikë, laborator klinik etj. Ka rrjet të gjerë të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Skrapari