SKIROI ZEF


SKIROI ZEF
✤ (1865-1927). Poet, publicist dhe folklorist nga Hora e Arbëreshëve (Sieili). Pasi kreu seminarin shqiptar të Palermos, studioi për ‘drejtësi. ‘Në periudhën e parë të krijimtarisë iu ‘rnbajt traditës atdhetare të letërsisë arbëreshe (poema «Mili dhe Hajdhia» etj), po shpejt u bë përkrahës i politikës së imperializmit italian ndaj Shqipërisë (poema «Kthimi», 1916-1917, «Te dheu i huaj», botim i dytë 1940). Në «Këngët e Liktorit» (1926) i këndoi regjimit fashist. Z. S. bëri disa botime folklorike: «Këngët popullore të Shqipërisë» (Canti tradizionali d’Albania, 1910), «Këngë të përshpirtshme të kolonive arbëreshe të Sicilisë» (Canti sacri delle colonie albanesi di Sicilia, 1907), ku ndër të tjera përfshiu edhe krijime të autorëve të ndryshëm si N. Brankati, N. Filja etj.

(A. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Skiroi Zef


[cite]